Llapi shkatërron Dritën
Llapi ka marrë një fitore të madhe në Superligë duke e mposhtur liderin e tabelës, Dritën, me rezultat të thellë 4-1.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, vendasit u treguan skuadër e fuqishme përballë mysafirëve duke i shënuar të katër golat që në 45 minutat e para.
Fazliu, Bianor, Shabani dhe Rivera i shënuan golat për Llapit, kurse golin e nderit për Dritën e shënoi sulmuesi Marko Simonovski në minutën e 17’.
Përkundër humbjes, Drita mbetet liderë e tabelës me 30 pikë, kurse Llapi ngjitet në vendin e gjashtë me 16 pikë pas 13 ndeshjeve.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani mori një fitore të madhe ndaj Dukagjinit , skuadër të cilën e mposht me rezultat 1-0.
Gjilani tani ka 22 pikë në vendin e tretë, kurse Dukagjini pozicionohet në pozitën e tetë me 12 pikë.