NATO-ja pajtohet për të forcuar mbrojtjen në lindje
Udhëheqësit e Aleancës Ushtarake Perëndimore të NATO-s kanë rënë dakord të forcojnë mbrojtjen e tyre në lindje në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
“Ne kemi aktivizuar planet e mbrojtjes së NATO-s, kemi vendosur elementë të Forcës së Reagimit të NATO-s dhe kemi vendosur 40,000 trupa në krahun tonë lindor”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve sot në Bruksel.
Stoltenberg ka thënë më herët se do të ketë katër dislokime tjera në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?