NATO kërkon përparim të mëtejshëm në dialogun Kosovë-Serbi

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Geoana ka thënë se i mirëpresin hapat e mëtejshëm të Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e raporteve derisa kërkojnë përparim të mëtejshëm.
“Pata një telefonatë të mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Ne mirëpresim hapat e mëtejshëm të Beogradit dhe Prishtinës në rrugën e normalizimit dhe kërkojmë përparim të mëtejshëm. NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë KFOR-in”, ka shkruar Geoana në Twitter.

Back to top button