Kaloni te përmbajtja kryesore

NATO: Sulmet ndaj trupave të KFOR-it, të papranueshme

Në orët e mbrëmjes, NATO-ja i ka dënuar fuqishëm sulmet e paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e disa prej tyre.

Në një deklaratë të publikuar, zëdhënësi i NATOS ka thënë se sulmet e këtilla janë krejtësisht të papranueshme, ndërsa ka bërë thirrje për ndaljen e dhunës .

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që nxisin më tej tensionet dhe të angazhohen në dialog.

KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, thuhet ndër tjerash në deklaratën e NATO-s.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button