Kaloni te përmbajtja kryesore

​Rohde: Veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve, të papranueshme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme. Ai ka theksuar nevojën për de-përshkallëzim të situatës.

Diplomati gjerman, përmes një reagimi në Twitter, ka thënë se veprimet e dhunshme duhet të ndalen menjëherë.

“Çdo veprim i dhunshëm ndaj NATO-s/KFOR-it, dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani-nevoja urgjente e menjëhershme për të de-përshkallëzuar. Falemnderit të gjitha forcave të KFOR-it në teren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ai.

Disa serbë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, po protestojnë duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button