Kthehen në punë minatorët e suspenduar

 

12 minatorë të Minierës së Stantërgut janë suspenduar nga puna me arsyetimin se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrës, mirëpo të njëjtit janë rikthyer sërish në punë.

Lajmin se 12 minatorët janë larguar nga puna e ka bërë të ditur sot aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Imer Fejza. Fejza një orë më pas,  bëri të ditur se minatorët janë kthyer në punë. “Minatorët u kthyen në punë! Bashkë i’a dolëm si gjithnjë”, ka shkruar aktivisti i VV-së.

Në prag të 32 vjetorit të grevës së minatorëve, suspendohen nga puna 12 minatorët që para disa ditëve hynë në grevë për…

Posted by Imer Fejza on Wednesday, 17 February 2021

Lidhur me supendimin e minatorëve reagoi edhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri. Ai ka thënë se është e papranueshme që ata u larguan vetëm pse kërkuan të drejtën e tyre për marrjen e pagës./21Media

Largimi i minatorëve të “Trepçës” nga puna vetëm pse kerkuan të drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të…

Posted by Agim Bahtiri on Thursday, 18 February 2021

Back to top button