Ndahet nga jeta ish-futbollisti, Ismet Pllana

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe ish-gjyqtari, Ismet Pllana.

Ismet Pllana njihet për kontributin e madh që e ka dhënë për futbollin mitrovicas dhe atë kosovarë ndër vite, sikurse futbollist i Trepçës ashtu edhe si gjyqtar i futbollit.

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit dhe ish-gjyqtarit, Ismet Pllana, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Ai njihej si njeri i urtë, punëtor i madh sportiv dhe gjyqtar me autoritet. Ishte i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë”, thuhet në një komunikatë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Back to top button