Pesë vjet burgim për personin që tentoi grabitjen në një pompë derivatesh
Është dënuar me pesë vjet burgim i akuzuari për veprën penale “Grabitje në tentativë”.
Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media.
“I akuzuari B.M. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) viteve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023” thuhet në njoftim.
I akuzuari së bashku me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin një pikë të furnizimit me derivate në Komoran.