Ndalet Llapi, triumfon Drita

Përfunduan dy ndeshjet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës, të vlefshme për xhiron e dytë të edicionit të ri garues 2022/23.
Një sfidë jashtëzakonisht interesante u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku Llapi u ballafaqua me skuadrën e promovuar në Superligë, Trepça ’89.
Në këtë sfidë u shënuan katër gola në barazimin 2-2, duke bërë kështu që skuadra e Tahir Batatinës të kënaqet me vetëm një pikë para tifozëve të vetë.
Në ndeshjen tjetër, Drita mori tri pikë të plota nga Ballafaqimi me Dukagjinin duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes që ia solli tre pikë skuadrës së Ardijan Nuhiut erdhi në minutën e 60’ dhe realizues ishte sulmuesi Simonovski.

Back to top button