Filmi “Sharing” shfaqet në konkurrencën zyrtare në Manaki Film Festival

Filmi “Sharing” nga regjisori Granit Dragaj u shfaq në konkurrencën zyrtare në njërin ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në Evropë, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Kinematografëve “Vëllezërit Manaki”, festivali i dytë në botë për krijimtari kinematografike. Filmi u shfaq më 20 gusht në kinemanë Manaki.
Ky është edicioni i 43-të The International Cinematographers’ Film Festival “MANAKI BROTHERS”, festival ky ndër më të vjetërit në botë kushtuar krijimtarisë së kineastëve. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 1979.
Pikërisht puna e veçantë e Drejtorit të Fotografisë, Blerim Gjinovci e bëri filmin konkurrent me filmat e tjerë në këtë kompeticion.
Filmi “Sharing” është prodhim i shtëpisë filmike, Click Production, me producentë: Gani Demaj dhe Orhan Hajrizi. Pas këtij festivali, ekipi i filmit do të vazhdojë me prezantim në konkurrencë për filmin më të mirë ndërkombetar në TIFF ODA Tetova International Film Festival./21Media
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
 

Back to top button