Ndalohen dy persona për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona nga Gjilani në kohëzgjatje prej 48 orësh, i dyshuari me inicialet T.S. – ish drejtor i Shëndetësisë në komunën e Novobërdës dhe i dyshuari me inicialet A.R. pronar i kompanisë ‘’AWA Sh.p.k’’, në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në komunikatë ekziston dyshimi se kompania e lartcekur nuk ka furnizuar Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunës së Novobërdës me barna dhe produkte tjera medicinale, por ka lëshuar fatura fiktive se kinse i ka furnizuar të njëjtat.

”I dyshuari T.S., me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ndërsa, i dyshuari A.R., dyshohet për veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve”, bëhet e ditur në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të njëjtëve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale./21Media

Back to top button