Ndalohen për 48 orë drejtori i KPK-së dhe një zyrtare

 

 

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se me urdhër të saj është shoqëruar për intrevistim drejtori i përgjithshëm dhe një zyrtare e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ata janë shoqëruar në Polici për t’u intervistuar lidhur për veprimet që dyshohet se ata i kanë kryer dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, ju njoftojmë se Këshilli Porkurorial i Kosovës, do të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura në përputhje me ligjin dhe mandatin e vet. Kjo procedurë penale nuk ka të bëjë asgjë me rastin e Ministrisë së Bujqësisë“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media

Back to top button