Osmani takohet me shefin e Misionit të EULEX-it
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në takim sot shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe bashkëpunimin mes institucioneve të vendit dhe EULEX-it.
Sipas komunikatës së Presidencës, Osmani e njoftoi Wigemark-un mbi hapat që institucionet e vendit synojnë t`i ndërmarrin në rritjen e efikasitetit në institucionet e drejtësisë. Ajo, në veçanti përmendi procesin e vetingut së një ndër shtyllat kryesore për të cilën do të punojnë institucionet e ardhshme të Kosovës./21Media