Ndalohet i dyshuari me kamion, po transportonte ilegalisht kafshë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të transportimit ilegal të kafshëve dhe kontrabandim me mallra.
Në fshatin Zhegër të Gjilanit, njësiti policor ka ndaluar dje kamionin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar një person. Gjatë kontrollit është konstatuar se i dyshuari në kamion kishte qenë duke i transportuar 25 gjedhe për të cilat nuk posedonte dokumentin e transportit dhe dezinfektimit të kamionit.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe gjatë verifikimit një gjedh ka rezultuar se nuk posedonte numër matrikulues.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i janë liruar kamioni me 24-copë gjedhe, ndërsa një gjedh i është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti në procedurë hetimore./21Media

Back to top button