“Gëzimi i tyre prapa “grilave” shpon si thikë në ndërgjegjen e kësaj shoqërie”

Aktori i njohur Shkumbin Istrefi ka reaguar lidhur me rastin në Festën e Abetares në Pejë ku janë lënë anash fëmijët e komuniteteve.
Istrefi përmes një postimi në rrjetet sociale e ka krahasuar me qëndrim prapa grilave teksa ata shihen duke qëndruar prapa rrjetave të sallës ku po mbahej “Festa e Abetares”.
“Kjo eshte turp i madh per shoqerine tone. Duhet te kerkohet pergjegjesi. Racizem i paster.
Pavaresisht qe reagimet jane te shumta, ketyre femijeve do t’u mbetet ne kujtim tere jeten qe kane qene prapa nje rrjete qe asocon ne grila te shoqerise sone ndaj komunitetit RAE. Gezimi i tyre prapa “grilave” shpon si thike ne ndergjegjen e kesaj shoqerie.”, ka shkruar Istrefi./21Media

Back to top button