Skandali i korrupsionit në BE, kontrollohen zyrat e Parlamentit Evropian

Hetuesit belgë kontrolluan zyrat në Parlamentin Evropian në Bruksel të hënën, në një hetim për ryshfet i supozuara nga Katari.
Ishte kontrolli i 20-të i kryer që nga e premtja dhe presidentja e parlamentit, Roberta Metsola, paralajmëroi eurodeputetët se “demokracia është nën sulm”.
Policia belge ka akuzuar katër persona, mes tyre edhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, një eurodeputete greke.
Prokurorët belgë thanë se para me vlerë rreth 600,000 euro u gjetën në shtëpinë e një të dyshuari, 150,000 euro në banesën e një eurodeputeti dhe disa qindra mijëra euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel. Janë marrë edhe kompjuterë dhe celularë.
Kërkimet janë bërë si në Bruksel ashtu edhe në Itali. Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin.
Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, thanë prokurorët në një deklaratë të dielën. Ata do të dalin para një gjykate paraprake të mërkurën.
Gjashtë persona u arrestuan të premten si pjesë e hetimit mbi akuzat se Katari korruptoi zyrtarët e BE-së për të fituar ndikim. Dy u liruan më vonë.
Asnjë i dyshuar nuk është përmendur publikisht, por Kaili mësohet të jetë në mesin e atyre që janë paditur.
Tre të akuzuarit e tjerë janë të gjithë shtetas italianë dhe mes të akuzuarve është edhe partneri i saj Francesco Giorgi, i cili është asistent parlamentar.
Midis të dyshuarve është edhe ish-deputeti i Parlamentit Evropian Pier Antonio Panzeri, i cili tani drejton grupin e të drejtave të njeriut Fight Impunity, thonë burimet. Mësohet se janë arrestuar edhe gruaja dhe vajza e tij, raporton BBC.
Një tjetër i dyshuar është Luca Visentini, sekretar i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, sipas burimeve./21Media

Back to top button