Ndalohet një person në Leposaviq, dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në Leposaviq, ka ndaluar një automjet të drejtuar nga një burrë, i cili dyshohet se e ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi.

Siç bëhet e ditur në raporton 24 orësh të policisë, g-jatë kontrollit të veturës janë gjetur mallra të ndryshme ushqimore, të cilat janë dërguar në doganë.

Po ashtu policia njofton se i dyshuari ka braktisur automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, thuhet në raportin 24 orësh./21Media

Back to top button