Arrestohet në Prizren një shtetas serb pasi tentoi t’i japë 5 euro ryshfet policit

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të martën një shtetas të Serbisë në Prizren pasi që ka tentuar t’i korruptojë zyrtarët policor.

“Shoferi kamioni I. V. I lindur në vitin .1983 në Krushevac – Serbi, Shtetas Serb, pasi është ndaluar nga patrulla policore dhe i janë kërkuar dokumentet, ai bashke me dokumente jep edhe një kartëmonedhë prej pesë (5) eurove. I njëjti është prangosur nga policia dhe është dërguar në Stacionin Policor Prizren Veri. “, njofton policia.

Po ashtu bëhet e ditur se pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës me urdhër të Prokurorit Kujdestarë të njëjtit i është dhënë aktvendimi për ndalim për 48 ore. Kundër të njëjtit është dërguar kallëzim penal për veprën penale “Dhënia e ryshfetit” Neni 422 I Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Paraprakisht policia njoftoi  se i njëjti është ndaluar për shkak të tejkalimit të shpejtësisë./21Media

Back to top button