Sot rreth orës 13:50 minuta është ndaluar B.R., zyrtar policor në Stacionin Policor në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës së prokurorit të rastit, me urdhër të Gjykatës kompetente në Gjilan është realizuar bastisja në shtëpinë e të pandehurit në fshatin Përpelnicë komuna e Gjilanit, ku në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: Një (1) telefon Samsung, një (1) kartelë Vala, një (1) kartelë Ipko, një (1) tabletë i markës Lenovo, një (1) kompjuter i markës HP, si dhe një USB.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se i pandehuri B.R., pas intervistimit nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor të Kosovës, me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve./21Media