Refuzohen mbi 20 mijë vota nga diaspora

 

Deri më tani janë rinumëruar 487 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

“Po punohet maksimalisht që deri në përfundim të ditës të përmbyllim procesin e rinumërimit”, ka thënë Elezi.

Ai ka thënë se ka përfunduar procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakov që kanë ardhur nga jashtë dhe pritet që nesër të fillojë numërimi i votave që kanë ardhur përmes postës, së bashku me ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

“Po punojmë shumë që nesër gjatë ditës të mund të fillojmë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta. Pastaj, edhe numërimin e votave të cilat kanë ardhur përmes postë”, ka thënë Elezi.

Më tutje ai tha se nga të dhënat preleminare janë aprovuar rreth 53 mijë e 600 zarfe me fletvotime të ardhura përmes postës ndërsa janë refuzuar 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime./21Media

Back to top button