Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen në Gjilan

Një person me iniscialet D.T është ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, motivi i së cilës ende nuk dihet.

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë të ditur se më 16 Dhjetor 2023, rreth orës 21:00, në fshatin Dobërçan, komuna Gjilan, i dyshuari D.T., e ka privuar nga jeta viktimën A.B., duke e goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa, i dyshuari gjendet në ndalim 48 orësh. Prokurori i shtetit brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./21Media

Back to top button