Ndalohet qarkullimi i motoçikletave, biçikletave e trotineteve në shesh

Qytetarët më nuk do të mund të ngasin motoçikleta, biçikleta e as trotinete elektrike brenda hapësirës së Bulevardit të qytetit të Podujevës.
Ky vendim është marrë nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me qëllim të parandalimit të rrezikut.
“Masa e ndalimit të ngasjes së mjeteve sipas nenit 1 bëhet për shkak të pengimi të qarkullimit të lirë të qytetarëve në Sheshin/Bulevardin e qytetit dhe me qëllim të parandalimit të çfarëdo forme të rrezikimit apo lëndimit të qytetarëve, si dhe të evitimit të ndonjë dëmi eventual. Për zbatimin e vendimit kujdesen Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Drejtoria e Insepksionit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në vendimin e Bulliqit./21Media

Back to top button