Shakira reagon për herë të parë pas ndarjes nga Pique

Shakira ka thyer heshtjen në rrjetet sociale pasi konfirmoi ndarjen me të dashurin e saj prej 11 vjetësh, Gerard Pique.
Këngëtarje postoi në Instagram një video krahë kolegëve të saj të Dancing Ëith Myself, Nick Jonas dhe Liza Koshy.
Shakira gjithashtu publikoi një fotografi në rrjetet sociale, ku dukej plotë buzëqeshje dhe plotë guxim përballë kamerës.
Ish-çifti u bën bashkë në fundjavë për një ngjarje sporti të djalit të tyre.
 
Këngëtarja kolumbiane konfirmoi të shtunën se ajo nuk është më bashkë me sportistin 35 vjeçar, me të cilin ka dy fëmijë.
Por, pavarësisht njoftimit se nuk janë më bashkë, ata kaluan kohë bashkë në Republikën Çeke, gjersa festonin për ngjarjen e bejsbollit të fëmijës së parë të tyre, djalit Milan.


Sipas gazetave spanjolle, dyshja po mundohen të qëndrojnë shokë të paktën, për hir të fëmijëve të tyre.
Kujtojmë që, në konfirmimin për ndarje nga 45 vjeçarja u tha se ajo dëshiron t’ia respektojnë privatësinë për fëmijët e tyre.
“Konfirmojmë se po ndahemi. Për të mirën e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë, lutemi ndaj jush për respektim të privatësisë së tyre. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhej në njoftim./21Media

Back to top button