Ndanë rrugët 40 vjet më parë, rikthehet grupi suedez

Popgrupi nga Suedia “Abba” kanë surprizuar dëgjuesit e muzikës së tyre me lajmin se po rikthehen pas më shumë se 40 vjet.
Gjithashtu, në njoftim thuhej se ata janë në përgatitje të albumit të tyre të radhës.
“Voyage” do të publikohet në nëntor, para se ata të fillojnë me koncerte.
Grupi i përbërë nga katër artistë, të cilët ndanë rrugët në vitin 1982 thanë se sërish përfunduan në studion e incizimeve gjatë kohës sa po punonin për të realizuar koncertin e përbashkët.
“Në fillim ishin vetëm dy këngë, më pas menduan, mirë ndoshta duhet të bëjmë edhe disa të tjera”, tha Benny Andersson.
Si përfundim, ata incizuan dhjetë këngë në total, premiera e të cilave u bë gjatë ditës së martë.
Abba është grupi i përbërë nga Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeusm Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad, i formuar në vitin 1972. E veçanta është se “Abba” është akronim i shkronjave të para të emrave të anëtarve të grupit./21Media

Back to top button