“Ndërhyrjet e sistemin e drejtësisë pasqyrë jo e mirë dhe dëm për Kosovën”

Në raportin e Transparency International vihet në pah  edhe ndërhyrja e pushtetit në pavarësinë e gjyqësorit, si dhe pengimi i punës së Kuvendit nga deputetë të pushtetit. Njohës të rrethanave juridike vlerësojnë se këto ndërhyje janë  pasqyrë jo e mirë për Kosovën të cilat dëmtojnë atë në nivelin ndërkombëtarë.

Në Kosovë nuk ka gatishmëri politike për të hequr dorë nga ndërhyrjet në gjyqësor, thuhet në Raportin e Transparency International: Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023.

Raporti i Indeksit për Perceptim të Korrupsionit për vitin 2023

“Ndërhyrja e vazhdueshme e Qeverisë në çështjet e gjyqësorit, e ilustruar me shkarkim të shefit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, bashkë me ndërhyrjen e deputetëve të shumicës në hetimin parlamentar për një rast të madh të korrupsionit, sugjerojnë se nuk ka vullnet politik për të hequr dorë prej kontrollit dhe për forcim të mbikëqyrjes së pavarur”.

Duke komentuar raportin e Transparency International ish- kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, për RTV21 vlerëson se ndërhyrja e pushtetit në sistemin gjyqësor po i dëm Kosovës dhe vetë sistemit.

Sigurisht që ka efekte negative…Ky raport kjo qasje e institucioneve karshi sistemit gjyqësor jo vetëm që a dëmton në nivelin dërkomëbtarë pro ka edhe efekte negative edhe për punën e vetë sistemit gjyqësor”, Fejzullah Hasani.

Edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se vënia në pah e ndërhyrjes së pushtetit në sistemin gjyqësor, në raportin e Transparency International është pasqyrë jo e mirë për Kosovën.

“Deklartata e tilla përbjënë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, është pasqyrë shumë e keqe për Kosovën dhe sistemin e drejtësisë …

Në raport po ashtu thuhet se me gjithë përpjekjet e vazhdueshme, reformat që janë kyçe për pavarësi të sistemit të gjyqësorit, sikurse krijimi i procesit të vettingut dhe miratimi i ligjit të ri, që do të mund të fuqizonte integritetin në Këshillin Prokurorial, janë duke lëvizur me ritëm shumë të ngadalshëm.

“Si duket ka hasur në probleme të mëdh cështja e vettingut . nuk po shoh që së shpejti do të përfudnojë ky proces”, Fejzullah Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Supreme

“Nuk mund të pritet asgjë shpejtë që nga fillimi ka pasur keqplanifikim të këtij procesi”., tha Gzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për drejtësi

Në Qeverinë e Kosovës mohojnë të kenë bërë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë teksa thonë se janë të përkushtuar për procesin e Vettingut.

“Qeveria jonë është e interesuar, e gatshme dhe e angazhuar për reformë të thellë në sistemin e drejtësi përmes procesit të Vetingut të cilin vazhdon ta shtyjë përpara. Vetingu e çliron sistemin e drejtësisë nga ndërhyrjet dhe ndikimet të cilave fatkeqësisht nënshtrohet edhe sot.

Ka pasur raste kur ne publikisht kemi shprehur pakënaqësitë ndaj performancës së sistemit të drejtësisë, por nuk ka asnjë rast të vetëm që kemi ndërhyrë në sistemin e drejtësisë në çfarëdo formë që do të ndikonte vendime. Ne kemi nevojë për një sistem gjyqësor të pavarur, efikas dhe me integritetit të lartë, sepse deri më tani nuk ka qenë i tillë”., tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Qeveria aktuale jo rrallë herë është kritikuar për ndërhyrjet dhe presionin e saj ndaj sistemit të drejtësisë./21Media

Back to top button