Reagimi i DASH-it, Dugolli: Institucionet ligjvënëse s’kanë nevojë të koordinohen me askënd

Zëvendëskryetari i komisionit për siguri në Kuvendit e Kosovës Enver Dugolli, i tha RTV21 se institucionet ligjvënëse dhe ligj zbatuese në vendin tonë nuk kanë nevojë të koordinohen me askënd kur është në pyetje shtirja e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit.

Deputeti Dugolli gjithashtu tha se i kupton shqetësimet e aleatëve ndërkombëtarë por që sipas tij Serbia nuk bëri asnjë hap konstruktiv në Bruksel dhe në këtë kontekst qeveria dhe institucionet ligj zbatuese duhej të vepronin.

“Reagimet i kuptojmë shqetësimet i kuptojmë mirëpo ka kaluar mjaft kohë që nga hyrja në fuqi e rregullores së BQK-së dhe ka pasur mjaft kohë që të gjinden modele për zbatimin e saj. Po ashtu pamë diskutimet në Bruksel të cilat dështonin njëra pas tjetrës për faj të Serbisë, e cila nuk donte të tregohej konstruktive madje nuk pranoj as propozimin e ndërmjetësuesit Lajçak i cili dha propozim konkret për lehtësimin e hapave drejt zbatimit të plotë të rregullores së BQK-së. Andaj ne kemi obligime ligjore dhe institucionet ligj zbatuese kanë obligime ligjore dhe në këtë aspekt nuk kemi nevojë të koordinohemi për një të drejtë ligjore pasi që të gjitha këto po ndodhin për të siguruar rend dhe ligj dhe në këtë kuptim janë veprimet e institucioneve të Kosovës”.

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu zhgënjim për aksionin e djeshëm mes Policisë së Kosovës dhe ATK-së në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.
Lidhur me këtë Ministri Hekuran Murtai tha se çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë./21Media

Back to top button