Nderim për Policinë e Kosovës
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se Policia e Kosovës me meritë ka arritur të ketë besueshmërinë e lartë dhe situata e pandemisë ka rikonfirmuar pse e meriton titullin e institucionit të cilit qytetarët i besojnë shumë.
Këtë ai e ka thφnë gjatë një vizite në Gjakovë, ku është njoftuar me të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet policia në këtë rajon në kohë pandemie.
“Puna e Policisë së Kosovës, është e pazëvendësueshme. Orari i zgjatur, kontakti i pareshtur me qytetarët për të zbatuar rekomandimet e luftimit dhe parandalimit të pandemisë, sollën pasoja. Nderim për Policinë e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?