Hoti pranon ftesën nga BE-ja për takimin në Bruksel

 

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka pranuar ftesë nga Bashkimi Evropian për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian.

Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryeministrit, Xhavit Beqiri.

Në lidhje me këtë kryeministri Hoti, sot në një konferencë për media ka thënë se data e takimit do të merret vesh ditëve në vijim.

Shefi i ekzekutivit sot gjithashtu ka theksuar se Kosova i ka kryer kompromiset sa i përket çështjes që lidhet me dialogun dhe bisedimet me Serbinë.

“Kompromisi më i madh qe kemi bërë ne është që të pranojmë te futemi ne proces te dialogut. Ju i dini vendimet në fillim të mandatit, heqja tarifës dhe reciprociteti, këto janë kompromiset, Kosova i ka kryer kompromiset në vitin 2008”, ka theksuar Hoti. /21Media 

Back to top button