Ndërkohë që pushteti e opozita “bllokohen mes vete”, qytetarët e pësojnë

Për gjithçka që është në interes të qytetarëve – rroga, pensione dhe subvencione më të larta, do të japin përkrahje, kurse për çështjet e tjera, të cilat, siç thonë janë në interes të individëve të pushtetit, deputetët e opozitës do të vazhdojnë me bllokadën në Kuvend.
“Bllokada vazhdon deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni do ta bllokojnë Parlamentin në mënyrë aktive”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski paralajmëroi se së shpejti opozita do të dalë me amendamente në Kuvend. Një pjesë prej tyre kanë dalë nga nevojat e qytetarëve. Presin nga ana e Qeverisë përgjegjësi dhe pjekuri që t’i përkrahur e jo të sillen si në rastin me huamarrjen prej Bankës Botërore.
“Diçka që nuk është rast si huamarrja prej Bankës botërore. Kjo është huamarrje prej 63 milionë eurove. E filloi në 2021 qeveria e LSDM-së duke menduar se do të fitojë në zgjedhjet lokale. Çdo komunë varësisht nga lartësia e shumës së caktuar nga Banka botërore, e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës në atë komunë. Por, ndodhi ajo që ndodhi, katastrofë, dhe e njëjta ajo LSDM, që ndoshta është rasti i parë në politikën botërore, e pengon këtë huamarrje”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Mickoski i thirri Xhaferin dhe Kovaçevskin t’i tejkalojnë interesat e tyre, ta tejkalojnë frustrimin e tyre dhe ta vendosin në rend të ditës pikën për banorët e komunave që të bëhen me rrugë të asfaltuara. Për këtë akuzë të liderit të opozitës pyetëm në Qeveri, megjithatë prej atje nuk morëm përgjigje. Bllokada aktive në Kuvend nga ana e opozitës filloi më 10 maj./TV21

Back to top button