Ndërprerja e internetit s’i ndalë protestat

 

Pavarësisht ndërprerjes së internetit, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Mianmar (i njohur edhe si Burma) për të protestuar kundër grusht shtetit dhe për të kërkuar lirimin e udhëheqëses Aung San Suu Kyi.

Këto janë protestat më të mëdha që nga revolucioni i vitit 2007 që mundësoi një tranzicion drejt demokracisë.

Në ditën e dytë të protestave kundër juntës ushtarake, njerëzit brohorisnin: “Nuk duam diktaturë ushtarake” dhe “Duam demokraci”.
Ata mbanin flamuj të kuq, ngjyrë kjo që simbolizon Partinë e Lidhjes Kombëtare të Demokracisë (NLD) të Suu Kyi.

Autoritetet kanë dhënë urdhër për ndërprerjen e internetit me arsyetimin e sigurimit të qetësisë. Shërbimet telefonike gjithashtu janë ndërprerë.

Të dielën, demonstruesit mbajtën tullumbace të kuqe, ndërsa makinat dhe autobusët ngadalësuan për të lëshuar buritë e tyre në mbështetje. Shumë të tjerë ngritën tre gishta, i cili është bërë një simbol i sfidës kundër autoritarizmit në rajon./21Media

Back to top button