Ndërpritet një aheng familjar me 40 mysafirë, arrestohet pronari i lokalit

 

Policia e Tetovës mbëmë e ndërpreu një aheng familjar në një restoran, në të cilin ishin të pranishëm 40 mysafirë, ndërsa u arrestua pronari i lokalit.

Siç kumtoi MPB, mbrëmë në orën 18:30 nga nëpunësit policor të SPB-së Tetovë së bashku me inspektorët e Inskeptoratit shtetëror të tregut u krye kontroll në një restoran në Tetovë, ku u konfirmua se në objekt u organizua aheng familjar dhe pati rreth 40 persona të pranishëm.

Nga liria u privua I.B. (38) nga Tetova, menaxher i objektit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal të RMV-së.

Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresa adekuate, shkruan TV21./21Media

Back to top button