Shefi i BE-së pret që të themelohen sa më shpejt institucionet

 

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka vlerësuar lartë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një periudhë prej më pak se një muaj nga dita e zhvillimit të tyre.

Përmes një postimi në twitter Szunyog ka thënë se pret që institucionet e Kosovës të themelohen sa më shpejt dhe të fillojnë punën për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

“Vlerësojë aftësinë e KQZ-së që të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se një muaj nga dita e mbajtjes së tyre. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen sa më shpejtë dhe të fillojnë të punojnë në dobi të qytetarëve të saj”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button