Ndërroi jetë Ekrem Kelmendi, anëtar i bordit dhe drejtor financiar i RTV21

Në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë Ekrem Kelmendi, anëtar i bordit dhe drejtor financiar i RTV21.

Kolegu ynë, Ekremi Kelmendi, ekonomist me përvojë të gjatë, ishte një nga shtyllat kryesore të shtëpisë sonë mediale.

Që nga themelimi i RTV21, me përkushtim të jashtëzakonshem profesional kontribuoi shumë në mirëvajtjen e punëve dhe sukseset e kolektivit tonë. Ishte kolegë, mik i dashur dhe i afërt me të gjithë brezat e bashkëpunëtorëve të RTV21.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten, në orën 12:00, në varrezat e Arbërisë (Dragodan) në Prishtinë./21Media

Back to top button