Ndërtesa 42-katëshe përfshihet nga zjarri

Një zjarr përfshiu një rrokaqiell në qytetin qendror të Kinës, Changsha, ndërsa autoritetet thanë se ende nuk raportohet për viktima.
Zjarri shpërtheu në një ndërtesë 42-katëshe, transmeton rtv21.tv.
Departamenti i zjarrfikësve provincial tha më vonë në një postim në mediat sociale se “për momentin, zjarri është shuar dhe ne nuk kemi zbuluar ende viktima”.
Ndërtesa 218 metra, e përfunduar në vitin 2000, ndodhet pranë një unaze kryesore.
Zjarret vdekjeprurëse janë të zakonshme në Kinë, ku zbatimi i dobët i kodeve të ndërtesave dhe ndërtimet e shfrenuara të paautorizuara mund ta bëjnë të vështirë për njerëzit që të largohen nga ndërtesat që digjen./21Media

Back to top button