Ndërtesa e Kongresit është e sigurt

 

Policia ka nisur të zmbrapsë protestuesit jashtë Kapitolit, teksa raportohet që janë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Sipas Associated Press, një person ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri në mjediset e brendshme të Kapitolit. Gjithashtu raportohet se një grua është lënduar dhe është në gjendje kritike për jetën.

Senatori republikan Rand Paul ka dalë kundër përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve.

“Vota sot nuk është protestë; vota sot është në plot kuptimin e fjalës një përmbysje e rezultatit! Të votosh për të përmbysur një rezultat të certifikuar është e kundërta e asaj që ne si republikanë mbrojmë. Ky do të ishte një mallkim i përjetshëm i Kolegjit Elektoral”.

Një sërë protestash më të vogla vijojnë edhe në disa shtete të tjera, duke përfshirë: Oregon, Atlanta dhe Denver.

 

Back to top button