Rikthehet kontrolli në Kongres, një grua humb jetën

 

Ndërtesa e Kongresit në Washington u shpall “e sigurt” nga zyrtarët, katër orë pasi mbështetës të presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hynë dhunshëm atje.

Përgjegjësi për sigurinë e Kongresit, rreshteri Paul Irving, u tha ligjvënësve që ishin evakuuar, se “ndërtesa është pastruar”.

Policia bëri të ditur se një grua që u plagos brenda ndërtesës së kongresit , ka vdekur. Identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur.

Mbështetësit e Trumpit hynë në ndërtesën e Kongresit, derisa ligjvënësit ishin mbledhur për të konfrimuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.

Back to top button