Filmi “Indiana Jones and the Dial of Destiny”, premierë në Cannes 2023

Filmi “Indiana Jones and the Dial of Destiny”, aventura e fundit në të cilin me rol paraqitet aktori Harrison Ford, do të shfaqet premierë botërore në festivalin e Kanës më 18 maj 2023, këtë para se të shfaqet në kinema mbarëbotërore më 30 qershor 2023.

Ky film që është me regji të James Mangold, vjen në ekran 15 vite pas filmit të vitit 2008 “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull” që po ashtu u shfaq në festivalin e Kanës.

Sa i përket kinemave amerikane, filmi “Dial of Destiny” do të shfaqet nga data 28 qershor.

Ky film është i pari në radhë të Indiana Jones regjinë e të clit nuk e ka bërë Steven Spielberg, edhe pse Ford e ka bërë të qartë se Spielberg përfshihet në realizim të tij, si producent.

Premiera e tij në Kanë do të shënojë kthimin atje të regjisorit James Mangold. Ai në vitin 1995 u prezantua me filmin e parë “Heavy”. Njëzet vite më vonë, ai ka thënë se krenohet që do të kthehet atje me një spektakël më të madh, me filmin “Indiana Jones and the Dial of Destiny”.

Përgjegjës të festivalit të filmit në Kanë të Francës kanë bërë të fitur se në radhë të filmave që do të prezantohen atje këtë vit është edhe ai i Martin Scorsese “Killers of the Flower Moon”, që është adaptim për Apple TV+, nga romani i David Grann. Ai flet për një radhë vrasjesh të Osage Nation në vitet e 20-ta në Oklahoma.

Në mesin e aktorëve që paraqiten me role në të janë Leonardo DiCaprio e Robert De Niro. Ky film në Cannes do të shënojë të parin të regjisorit Scorsese në këtë festival që prej shfaqjes së filmit After Hours të vitit 1986.

Lista e plotë e filmave që do të shfaqen në festivalin prestigjioz të Cannes 2023 do të prezantohet më 13 prill 2023./21Media

Back to top button