Ndeshja e Premier Ligës pezullohet për shkak të dronit

Ndeshja e Southamptonit në Premier Ligë kundër Aston Villas u pezullua përkohësisht për shkak të një droni që fluturoi mbi fushë në stadiumin “St Mary’s”.
Gjyqtari i ndeshjes, Michael Salisbury iu desh të largonte lojtarët nga fusha pas 42 minutave të takimit pasi droni po fluturonte mbi stadium.
Vonesa zgjati rreth 10 minuta para se lojtarët të ktheheshin dhe të përfundonin pjesën e parë.
Policia dhe oficeri i sigurisë së stadiumit vendosën për rikthimin në aksion me pjesën e parë të përfunduar pa gola.
Droni u duk se hutoi disa lojtarë pasi u vu re nga një numër prej tyre, me Salisbury të alarmuar nga portieri i Villas, Emiliano Martinez teksa u pozicionua për të bërë goditjen e topit.
Tifozët brenda stadiumit u informuan se lojtarët ishin larguar nga fusha për shkak të sigurisë së tyre, duke lënë shumë të hutuar.
Ndeshjet e futbollit kërkohet të ndërpriten kur dronët fluturojnë sipër për shkak të kërcënimit ndaj tifozëve dhe lojtarëve, së bashku me një kërcënim të mundshëm terrorist.

Back to top button