Ndihma ushtarake amerikane fillon të mbërrijë në Ukrainë

Disa dërgesa ndihme ushtarake nga SHBA kanë filluar të mbërrijnë në Ukrainë, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Në fillim të kësaj jave, Presidenti amerikan Joe Biden miratoi një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.
Ai shtoi se mbështetja do të përfshijë armë të reja të përshtatura për të luftuar “sulmin më të gjerë” të pritshëm të Rusisë në lindje.
Dërgesa shtesë prej 800 milionë dollarësh do të thotë se SHBA-ja është zotuar të ofrojë më shumë se 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën nën administratën e Biden./21Media

Back to top button