Presidentja Osmani uron Pashkët: T’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët e krishterë festën e Pashkëve.
Osmani ka thënë se Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira.
“Sot besimtarët e krishterë kremtojnë festën e Pashkëve, e cila ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi. Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët. Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit”, ka thënë Osmani./21Media

Back to top button