Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, Amerika mbështet Kosovën dhe Bosnjën

Në vazhdën e kërcënimeve ruso-kineze, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë me Kosovën dhe Bosnjën.
Psaki në një konferencë për media ka theksuar se Biden do ta riafirmojë angazhimin e hekurt ndaj aleatëve të NATO-s dhe do ta mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s.
Zëdhënësja u pyet: Rusia dhe Kina po përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Presidenti Biden është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?
”Absolutisht. Ju lutemi, ju lutemi përcilleni këtë garanci menjëherë”, u përgjigj shkurt Psaki.
Ndërkaq, dje për vizitë zyrtare në Kosovë ka qëndruar kancelari i Austrisë, Karl Nehammer. Qëllimi vizitës së Nehammer është që të forcojë perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor pas shqetësimeve dhe tensioneve që u krijuan nga agresioni rus në Ukrainë në këtë rajon.
Nehammer ka thënë se ”Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së”./21Media

Back to top button