Ditë zie për nder të Madeleine Albright
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë vendim që nesër (25. 03. 2022) në Kosovë të shpallet ditë zie për nder të jetës dhe veprës së ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila u nda nga jeta dje.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright./21Media