“Ndjenjë tejet e veçantë”, Avdyli i privilegjuar të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës

“Dardanët” mbajtën sot seancën e dytë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Franco Foda, para ndeshjeve miqësore të këtij muaji kundër Armenisë dhe Hungarisë.
Pjesë e lojtarëve të ftuar nga Foda është edhe portieri i Llapit, Ilir Avdyli, i cili po ndihet i privilegjuar që është pjesë e Kombëtares së Kosovës.
“Privilegj i madh të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës. Kam qenë pjesë e grumbullimit edhe para 7 vitesh kur nuk ishim të pranuar, por sot është krejtësisht ndryshe, ka konkurrencë të fortë dhe është ndjenjë tejet e veçantë”, tha Avdyli.
Kosova do të përballet me Armeninë më 22 mars, ndërsa katër ditë më vonë, respektivisht më 26 mars do të zhvillojë ndeshje kundër Hungarisë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?