Mashtron qytetarët për dy vite dhe përfiton rreth 2 milionë euro, arrestohet i dyshuari

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar me inicialet J.M. mbi dyshimin se në periudha të ndryshme që nga viti 2021 deri në korrik të vitit 2023, ka mashtruar qytetarë të ndryshëm me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete.

Përmes komunikatës për media Porkuroria bënë të ditur se dyshohet se vlera e përfitimit është rreth 2 milionë euro.

“Me këto veprime i dyshuari ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari, me vendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit”, thuhet në komunikatën për media./21Media

Back to top button