Ndryshon lista e lojtarëve të Chelsea, Tuchel thërret yllin brazilian

Kampioni evropian Chelsea e ka shtuar yllin brazilian Kenedy në listën e skuadrës së grumbulluar për në Ligën e Kampionëve, dy javë para ndeshjes kundër Lille.
“Blutë” e Londrës momentalisht gjenden në Abu Dhabi për Kupën e Botës për klube, ku nesër do të zhvillojnë ndeshje kundër Al-Hilall
Në gjysmëfinalen kundër Al-Hilal do të mungojë trajneri Thomas Tuchel pasi që ka rezultuar pozitivë me Covid-19, ku ndihmësit e tij Arno Michels dhe Zsolt Low do të jenë në vendin e tij.
Por me një orar të ngjeshur me ndeshje, trajneri Tuchel ka bërë një ndryshim në grumbullimin e skuadrës për Ligën e Kampionëve, ku është ftuar braziliani Kenedy.
Chelsea e ka rikthyer këtë janar Kenedyn nga huazimi te Flamengo, i cili tani e zëvendëson Lewis Baker, ku ky i fundit i është bashkuar Stoke Cityt në një marrëveshje permanente.
Më poshtë e gjeni listën e plotë të skuadrës së Chelseat për Ligën e Kampionëve.
Portierët: Kepa Arrizabalaga, Edouard Mendy, Marcus Bettinelli, Lucas Bergstrom
Mbrojtësit: Antonio Rudiger, Marcos Alonso, Andreas Christensen, Thiago Silva, Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Kenedy, Reece James, Cesar Azpilicueta, Malang Sarr
Mesfushorët: Jorginho, N’Golo Kante, Mateo Kovacic, Saul Niguez, Ross Barkley, Mason Mount, Hakim Ziyech, Ruben Loftus-Cheek, Harvey Vale
Sulmuesit: Romelu Lukaku, Timo Werner, Callum Hudson-Odoi*, Kai Havertz, Christian Pulisic

Back to top button