Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve me kombëtare, të cilat ishin të vlefshme për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, Superliga e Kosovës i rikthehet këtë vikend aksionit.
Ndeshjet e radhës do t’i takojnë xhiros së 27 të këtij edicioni në Superligë, ku fokusi do të jetë te derbi mes kampionit aktual, Ballkanit dhe skuadrës së Gjilanit.
Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Dritës dhe Drenicës, ku nikoqirët do ta kërkojnë me çdo kusht fitoren për ta përforcuar pozitën e liderit në tabelë.
Skuadra e Prishtinës në krye me Debatik Currin e pret në shtëpi Trepçën ’89, kurse Malisheva luan ndeshje si mysafire e Llapit.
Ndërkaq, krahas këtyre ndeshjeve, në kuadër të xhiros së 27 do të zhvillohet edhe përballja mes Dukagjinit dhe Ferizaj.
Për dallim nga xhirot e kaluara, ku ndeshjet fillonin në ora 13:00, sipas faqes zyrtare të FFK-së ky orar tani ka ndryshuar.
Ndeshjet e kësaj xhiroje do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.
E shtune:
15:00 FC Ballkani – Gjilani
15:00 KF Llapi – Malisheva
15:00 Prishtina – Trepça ’89
E diele:
15:00 Llapi – Malisheva
15:00 Dukagjini – Ferizaj

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?