Kaloni te përmbajtja kryesore

Nënshkruhet memorandumi për asfaltim të rrugëve në fshatrat e Lipjanit

 

 

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Përmes kësaj marrveshjeje, MI-ja merr përsipër financimin e disa projekteve infrastrukturore në Lipjan, për të cilat Abrashi ka thënë se janë tejet të rëndësishme për mirëqenien e banorëve.

Me këtë dokument të nënshkruar, i hapet rrugë rikonstuimit të rrugëve fshatin Llugaxhi dhe asfaltimit të rrugëve në fshatrat Torinë, Banullë, Topliqan, Kraishtë dhe Shalë.

Këto projekte janë pjesë e marrëveshjeve të reja me komunat e Kosovës dhe parashohin financimin e ndarë në disa faza, ka njoftuar MI-ja./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button