Policia gjen 12 afganë të fshehur në një kamion në Han të Elezit

 

 

Sot rreth orës 04:00, Policia e Kosovës ka ndaluar 12 shtetas afganë në pikën kufitare Hani i Elezit.

Shtetasit afganë hyrën në Kosovë nga Maqedonia e Veriut, nëpërmjet një kamioni ngjyrë e bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri, të cilën e drejtonte shtetasi me inicialet A. N., 38 vjeçar nga Graçanica.

Policia ka bërë të ditur se mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.

Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani. Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje ata kanë bërë të ditur se në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj./21Media

Back to top button