Në 10 ditët e ardhshme do të ketë lëvizje të ushtrisë me autokolona ushtarake

Nga sot 18 nëntor e deri më 29 nëntor trupat dhe makineritë e FSK-së, konvoje ushtarake do të lëvizin nga të gjitha kazermat e FSK-së në drejtim të Zonës së Stërvitjes në Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.
E gjithë kjo do të bëhet për arsye të stërivjteve. Ministria e Mbrotjes së Kosovës njofton se lëvizja e trupave të FSK-së do jetë në funksion të realizimit të Stërvitjes Fushore “Ujku i Nëntorit” sipas planit vjetor stërvitor, me qëllim të testimit në proces të validimit të aftësive dhe kapaciteteve të njësive të FSK-së, në detyrat e tyre në bazë të misionit./21Media

Back to top button