Grabitje e armatosur në Mitrovicë

Policia në kërkom të "hajnit"

Nën kërcënimin e armës është grabitur një institucion mikrofinanciar sot rreth orës 11:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

I dyshuari bashkë me paratë është arrtisur.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Njësitë e policisë janë aktivizuar menjëherë për kërkimin e personit i cili është përshkruar nga punonjësit e institucionit ku është kryer grabitja. Sipas informatave, dyshohet se nën kërcënimin e armës personi i dyshuar ka grabitur një shumë të parave nga institucioni në fjalë dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, ka thënë Zahiti.

Njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime në drejtim të identifikimit të personit te dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante ne lidhje me këtë rast./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button